Reuters: Lideri i ISIS-it është gjallë

Bota July 17, 2017 - 12:48

Një lajm i keq vjen për botën, edhe pse organizata më egër terroriste, përgjegjëse për shumë ngjarje të rënda në Europë dhe kontinente të tjera, ISIS, po kalon ditë të vështira dhe është drejt shkatërrimit.

Agjencia “Reuters” raporton sot se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al - Baghdadi ka shumë gjasa të jetë gjallë. Agjencia citon një zyrtar të lartë kurd të kundërterrorizmit sipas të cilit ka të dhëna se al-Baghdadi është gjallë dhe ai ndodhet në jug të qytetit sirian të Raqqas.

“Baghdadi është përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdekur. Kemi informacione se është gjallë. Ne besojmë 99% se ai është gjallë”, citon “Reuters” zyrtarin kurd Lahur Talabany.