Bota

Ja në çfarë gjendje u gjetën fëmijët që kishin mbetur nën rrënojat e shkaktuara nga ISIS (Foto)

Ja në çfarë gjendje u gjetën fëmijët që kishin mbetur nën rrënojat e shkaktuara nga ISIS (Foto)
17 korrik 2017 • 08 : 48

Ushtarët e ushtrisë irakiane kanë kërkuar nëpër rrënojat e “qytetit të vjetër” të Mosulit në një përpjekje për të gjetur të mbijetuarit që ka lënë prapa "Shteti Islamik", pas terrorit që ka bërë.

Gjatë kërkimit të tyre, shpëtuesit gjetën dy fëmijë që zvarriteshin mes rrënojave- e njëri prej tyre ishte aq i dobët, duke u munduar vetëm të mbetet i gjallë, transmeton Indeksonline.

Një tjetër fëmijë, një vogëlushe me emrin Amina, u gjet nga ushtarët, të qarën e së cilës e dëgjuan nga fundi i rrënojave.

Ajo u tha njerëzve se prindërit e saj ishin dy “martirë” dhe se ata ishin vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës që kishin kryer me bombë.

Këto imazhe, tregojnë se përderisa Mosuli është çliruar nga ISIS, plagët do të mbetën përgjithmonë në këtë qytet i cili ka qenë nën sundimin e ideologjisë së keqe të terrorit.
Shikoni pamjet prekëse.

© zëri.info