Turqi: Arrestohet redaktorja e një gazete për shkak të një kolumne

Bota July 16, 2017 - 17:35

Autoritetet turke e kanë arrestuar redaktoren e një gazete rajonale për shkak të një kolumne në të cilën ajo e kishte kritikuar qeverinë për ekzagjerimin e rëndësisë së tentim puçit të dështuar të vitit të kaluar.

Yeliz Koray, redaktore e gazetës “Kocaeli Koz”, në provincën veriperëndimore Izmit, u arrestuar dje në mbrëmje në shtëpinë e vet, raporton kjo gazetë, transmeton Express.

“Grupeve të caktuara u ka penguar kolumna dhe Koray është bërë cak i tyre. Ata kanë dashur ta linçonin Koray për shkak të shkrimit, i cili është pjesë e të drejtës për liri të shprehjes,” ka shkruar kjo gazetë sot.

Në kolumnën e saj, Koray e kritikon qeverinë turke se i ka mbitheksuar ngjarjet e 15 korrikut të vitit të kaluar, duke thënë se qeveria u ka dhënë atyre rëndësinë e njëjtë si të Luftës së Parë Botërore dhe betejave të mëdha në historinë e Turqisë.