McCain akuzon Putinin për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës dhe të Francës

Bota July 09, 2017 - 23:33

Senatori amerikan, John McCain ka drejtuar akuza të rënda karshi presidentit rus, Vladimir Putin.

McCain ka pretendura se Putin ka bërë përpjekje që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në vitin e kaluar, transmeton lajmi.net

“Ne e dimë se Rusia ishte përpjekur për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve tona në nëtor të vitit të kaluar. Por nuk patën sukses, edhe pse ishte një përpjekje e sofistikuar”, tha McCain për CBS.

Madje sipas tij, Putini kishte bërë përpjekje edhe për ta përmbysur Qeverinë në Malin e Zi.

“Jo vetëm në Amerikë, ai ndërhyri edhe në zgjedhjet franceze, dhe u përpoq ta përmbys qeverinë e Malit të Zi, dhe nuk ka marrë asnëj dënim”, shtoi senatori amerikan.

Ai madje në fund të intervistës qeshi me deklaratat e Trumit, i cili tha se bashkë me Putinin kanë vendosur të krijojnë një njësi të fortë për sigurinë kibernetike.