Në Turqi ka filluar të shkrihet asfalti, nga temperaturat e larta (Video)

Bota July 02, 2017 - 16:45

Një valë e të nxehtit afrikan ka përfshirë Turqinë, aq sa në qytetin turk të Antalias ka nisur të shkrijë asfalti në rrugës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, vala e të nxehtit nga Afrika e Veriut do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, ndërsa temperaturat janë nga 6-10 gradë celsius mbi normat sezonale, “temperatura më të lartat për shumë vite”.

Nëse në Ankara dhe Bursa, temperaturat kanë arritur 40 gradë, në Analia i kanë kaluar 42 gradp, ndërsa në Manisa 44 gradë, në Dijarbakir 43 gradë dhe më ekstremet janë në qytetet Sanliurfa dhe Aydin me 45 gradë.

Vala e të nxehtit do të jetë deri të mërkurën dhe më pas, temperaturat do të kthehen në normat normale të stinës.