Dhjetëra mijëra protestues në Londër

Bota July 02, 2017 - 16:22

Me dhjetëra mijëra protestues në Londër kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministres britanike May, duke kundërshtuar politikat e saj për shkurtimin e buxhetit.  Manifestuesit të mbledhur nga çdo pjesë e Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën për të protestuar kundër impenjimit të konservatorëve për shkurtimin e buxhetit, dhe privatizimit.

 Mediat britanike pasqyruan gjerësisht protestën duke raportuar se korteu u nis nga ndërtesa e BBC Broadcasting House duke u drejtuar më pas tek parlamenti i vendit me parulla në duar ku shkruhej "Shkurtimet e buxhetit vrasin" dhe "të dëbojmë konservatorët".

 Në manfestim ka folur dhe lideri i laburistëve Xheremi Korbin: "U them të gjithë punëtorëve të sektorit publik në Irlandën e Veriut apo në çdo vend tjetër, që të mos krijojnë iluzione për këta persona, sepse kur fillojnë një plan për shkurtimin e buxhetit e çojnë deri në fund," u tha ai të pranishmëve në protestë.