Të shtëna në një klub nate në SHBA, 17 të lënduar

Bota July 01, 2017 - 14:00

Një i armatosur ka lënë të paktën 17 njerëz të lënduar pasi hapi zjarr në një klub nate në Arkansas, SHBA, thuhet sipas policisë atje.

Zyrtarët thanë përmes rrjetit social Twitter se të shtënat herët në mëngjesin e së shtunës ndodhën pas një mosmarrëveshjeje në një koncert.

Incidenti nuk mendohet se ka të bëjë me terrorizëm, thuhet në lajmin që e transmeton Independent.