Ushtria ruse i kundërpërgjigjët Britanisë së Madhe

Bota June 29, 2017 - 12:57

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i është kundërpërgjigjur ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Michael Fallon, i cili para pak ditësh u tall me aeroplanmbajtësin rus dhe tha se rusët do ta shikonin me zili luftanijen e re britanike.

“Komentet e Fallon e kanë shfaqur injorancën e tij të plotë rreth shkencës detare,” ka thënë zëdhënësi i ministrisë ruse, Igor Konashenkov, transmeton Express.

Konashenkov e ka përshkuar luftanijen e re britanike si cak i volitshëm në deti për shkak të madhësisë së saj.

“Kur e keni parë atë [aeroplanmbajtësin] e vjetër dhe gjysmërrënuar Kuznetsov duke lundruar nëpër kanalin anglez para ca muajsh, mendoj se duhet ta shikojnë këtë luftanije [britanike] me zili,” ka thënë Fallon për mediat britanike këtë javë.

Fallon po iu referohej aeroplanmbajtësit të Rusisë nga epoka sovjetike “Admiral Kuznetsov” duke e krahasuar atë me luftanijen më të madhe dhe më moderne të Britanisë së Madhe “HMS Queen Elizabeth”, e cila të hënën lundroi për herë të parë.