Britania e Madhe: ISIS po përballet me fundin e tij në Mosul

Bota June 29, 2017 - 10:30

I ashtuquajtur Shtet Islamik (ISIS) është duke u përballur me fundin e saj në qytetin irakian, Mosul, ku fushata e tij e dhunshme filloi në vitin 2014, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon.

Fallon ka thënë se Forcat Ajrore Mbretërore i kanë goditur më shumë se 700 caqe të ISIS-it në përkrahje të çlirimit të Mosulit nga forcat irakiane, transmeton Express.

ISIS po ashtu është duke humbur terren në bastionin e Sirisë, Raqqa, ka thënë Fallon.

Fallon i bëri këto komente para një takimi të NATO-s, ku ai pritet të konfirmojë se edhe 85 trupa të tjerë britanike do të dërgohen në Afganistan me detyra trajnuese.

Britania i ka 500 trupa ushtarake në Afganistan.