Shpërthim dhe zjarr i fuqishëm në një ndërtesë në Nju Jork (Foto)

Bota June 29, 2017 - 10:23

Një shpërthim ka ndodhur sot në katin e gjashtë të një ndërtesë në lagjen Manhattan's Greenwich Village të New Yorkut.

Re tymi kanë mbuluar zonën ndërkohë që turma njerëzisht janë mbledhur në rrugë.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë banimi.

Zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpëtim para se të shihet tym në banesë.

“Është një situatë në zhvillim, për momentin nuk kemi raporte për të lënduar por do të lajmërojmë për detaje te mëtejshme ”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Image
Image
Image