Kjo është lodra e re që po i lë pa sy fëmijët (Foto)

Bota June 28, 2017 - 20:55

Prindërit në Kinë u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndalojnë lojën me shigjetë dhe rrëmoja, pasi një djalë 10-vjeçar ka lënduar rëndë syrin, raporton chinaplus.cri.cn.

Vogëlushi nga Ksingiang po luante me shokët e shkollës kur ndodhi momenti i tmerrshëm. Shigjeta në formë të një rrëmoje i është ngulur në syrin e djathtë, transmeton Telegrafi.

Mjekët kanë pranuar se nuk do të mund t’ia rikthejnë shikimin, pasi që shigjeta e ka dëmtuar në masë të madhe syrin.

Me këtë hark mund të gjuhet nga një distancë prej tetë metra dhe shigjetat e saj mund të shpojnë pa problem 16 fleta të letrës të bashkuara në formë të fletores, madje edhe të dëmtoj një pllakë të gipsit.

Policia e Ninbou në provincën Zeniang deri më tani ka pranuar mbi 69 raste ku janë lënduar fëmijët gjatë katër muajve të parë të këtij viti, kurse 21 për qind kanë ndodhur si rezultat i kësaj loje lodre hark-shigjetë, kurse tjera me pikado dhe revole tjera lodra.

Për shkak të ankesave të prindërve disa dyqane i kanë hequr nga shitja këto lodra të rrezikshme. 

Image
Image
Image