Lavrov: Putin-Trump mund të takohen

Bota June 28, 2017 - 20:01

Ai tha se në samitin e G20 presidentët e dy vendeve mund të takohen

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump mund të takohen javën e ardhshme në samitin G20 në Hamburg.

Këtë e ka konfirmuar sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Mendojmë se do të takohen, duke pasur parasysh se të dy presidentët do të jenë në qytetin e njëjtë në të njëjtën kohë, në të njëjtën ndërtesë. Nuk do të ishte në rregull, mendoj, nëse nuk do të ketë rast që të bisedojnë për shumë gjëra”, ka thënë ai.

Sipas tij, situata në Siri dhe Ukrainë nuk do të jenë temat e vetme për të cilat dy presidentët do të bisedonin dhe se fokusi do të jetë në normalizimin e marrëdhënieve Rusi-SHBA.