Gratë kurde nuk e dinë se çka është frika: Plumbi i kalon pranë kokës, por ajo vetëm qesh-Video

Bota June 28, 2017 - 13:20

Video-ja e  snajperistes kurde që qesh, pasi një e shtënë e huqi atë për vetëm disa centimetra, u bë një hit në rrjetet sociale, transmeton zeri.info

Luftëtarja nga fushëbeteja në Raqqa, kryeqytetin e vetëshpallur të ISIS-it, është incizuar duke shtënë në një objektiv që nuk shihet në video, por një sekondë pas gjuajtjes së saj, plumbi i armikut e godet murin shumë pranë kokës së saj.

Megjithatë, vajza nuk tregon shenja të frikës apo tronditje, por qesh dhe bënë shaka me kolegët e saj./Zëri