Evakuohen banorët nga një ndërtesë 11 katëshe në Gjermani

Bota June 27, 2017 - 23:02

Në qytetin gjerman Wuppertal, janë evakuuar banorët e një ndërtese 11 katëshe, për shkak të frikës nga zjarri.

Ndërtesa është e izoluar me panele të ngjashme me ato të përdorura në “Grenfell Tower” në Londër, e cila u kaplua nga zjarri ku kanë humbur jetën 79 persona, raporton AFP.

Ndërtesa u kontrollua nga njësit e sigurisë, për të parë sigurinë në këtë objekt.