Trump godet mediat prapë, pas dorëheqjes së gazetarëve të CNN-it

Bota June 27, 2017 - 21:00

Presidenti Donald Trump rifilloi sulmet mbi besueshmërinë e disa organizatave të medias në Shtetet e Bashkuara, pas dorëheqjes së tre gazetarëve të rrjetit CNN, autorë të një lajmi, që më pas CNN-i e tërhoqi për shkak të pasaktësive.

Presidenti Trump shkroi disa herë në Twitter të martën duke kritikuar agjencitë e mediave, pasi CNN-i e tërhoqi një material që e lidhte bashkëpunëtorin e zotit Trump, Anthony Scaramucci me kreun e një fondi investimesh që u raportua gabimisht se menaxhohej nga një bankë e kontrolluar nga qeveria ruse.

Raporti i CNN-it u publikua në faqen elektronike të kompanisë të enjten dhe u hoq më pas nga faqja të premten.

Autori i këtij materiali, Thomas Frank, redaktori i ekipit investigativ Eric Lichtblau dhe përgjegjësi i njësisë së gazetarëve hetues Lex Haris dhanë sot dorëheqjen.

Një hetim i brendshëm i rrjetit CNN arriti në përfundimin se nuk ishin ndjekur procedurat e duhura redaktuese para se lajmi të publikohej. /voa