Mattis: Amerika s'e ka ndër mend të përfshihet në luftën civile siriane

Bota June 27, 2017 - 18:52

SHBA-ja nuk do të përfshihet kundër dëshirës së saj në një luftë civile në Siri, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ndërkohë që një avion luftarak sirian u rrëzua nga një avion amerikan.

“Thjesht ne refuzojmë që të përfshihemi në betejat e luftës civile siriane, ne do të përpiqemi t’i japim fund nëpërmjet përpjekjeve diplomatike”, deklaroi Jim Mattis të hënën në mbrëmje nga avioni që po e dërgonte për në Evropë për takime të ndryshme.

Ai mbërriti sot në mëngjes në Mynih, në Gjermani, ku do të zhvillojë nesër një fjalim mbi marrëdhëniet transatlantike.