Zjarr i madh në perëndim të SHBA-ve, evakuohen 1500 persona (Video)

Bota June 27, 2017 - 12:35

Më shumë se 1 mijë e 500 persona janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre rreth zonës malore në Utah në perëndim të SHBA-ve, si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë këtë vend.

Zjarret janë përhapur në të gjithë Utah për nëntë ditë më radhë, ndërkaq shumë shtëpi janë shkatërruar.

Flakët janë përhapur në mbi 42,000 hektarë tokë, ndërkaq më shumë se 1,000 zjarrfikës po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin duke përdorur ujë dhe sprej kundër zjarrit.

Zjarri fillimisht nisi afër Brian Head Resort, nga dikush i cili kishte përdorur një mjet ndezës për të djegur barërat e këqija. Hetuesit e dinë se kush është fajtori, por nuk kanë lëshuar ende asnjë informacione rreth identitetit të personit dhe se për çfarë konkretisht po akuzohet. /Telegrafi/