Fundoset anija me 170 turistë në Kolumbi

Bota June 26, 2017 - 14:33

Një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, duke alarmuar mbarë qytetin turistik.

Autoritetet deklaruan se 133 turistë u shpëtuan, por gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë ende të humbur. 

Anija “Almirante” u zhyt  pranë qytetit popullor turistik të Guatapés. 170 persona ndodheshin  në bord në momentin e mbytjes.

Një dëshmitari tha për “BBC”se varka u mbyt brenda pesë minutash. Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji. 

Disa të mbijetuarit bënë më dije se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi.