Mosuli e feston Bajramin pa ISIS-in për herë të parë pas disa viteve (FOTO)

Bota June 25, 2017 - 16:41

Njerëzit në qytetin irakian, Mosul, e kanë festuar sot Fitër Bajramin për herë të parë pa Shtetin Islamik (ISIS) në disa vitet e fundit, pasi militantët janë përzënë prej shumicës së qytetit nga forcat pro-qeveritare, si dhe kanë shpresuar se beteja për ta rimarrë kontrollin në zonat e mbetura do të përfundojë shumë shpejt.

Fëmijët janë mbledhur në sheshe në pjesën lindore të qytetit.

Disa janë argëtuar e disa të tjerë kanë luajtur me revole dhe pushkë lodra, të cilat ishin në mesin e lodrave të lejuara nga militantët e Shtetit Islamik pasi që ata e kishin marrë kontrollin e qytetit në qershor të vitit 2014, transmeton Express.

Militantët e kishin zbatuar një version ekstrem të islamit, i cili i lidhte lodrat me fytyrë, si kukullat, me ideologji.

Ata i nxisnin të rinjtë të trajnoheshin me armë dhe i kishin ndryshuar librat e mësimit në mënyrë që ta pasqyronin ideologjinë e tyre ushtarake.

Fëmijëve iu ishte kërkuar që t’i numëronin bombat dhe plumbat në orën e matematikës.

ISIS e lejonte faljen e Bajrameve, por jo edhe festimin e tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image