Ivanka Trump kthehet në zemrat e publikut, fotot në piknikun e Shtëpisë së Bardhë janë mahnitëse

Bota June 24, 2017 - 10:24

Kongresmenët amerikanë kanë qenë të ftuar për një piknik në oborrin e shtëpisë së bardhë nga Donald Trump dhe familja e tij.

Në një mjedis joformal, kemi parë sekretarin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë me arkë me birra, Melania-n që ngre në krahë, duke na kujtuar fotot nga fushata jonë elektorale, një vajzë të vogël, Donald Trump që bën selfie, por mbi të gjitha një Ivanka mahnitëse që duket si mamaja e përsosur e dalë nga një histori fiction.

Përralla nis me fustanin e saj, ideali për një piknik mbi bar, me lule, plot ajër, me supe të rrëzuara, i lehtë...Si rrallë herë, Ivanka është përfshirë në lojëra, duke u rrotulluar me vajzën e madhe Arabella, që me siguri është kënaqur pa fund që e ka pasur mamanë, tashmë edhe këshilltare e Presidentit, aq shumë të përkushtuar ndaj saj në ato çaste.   

Shohim edhe foto familjare që ajo vetë ka postuar me bashkëshortin dhe dy djemtë, më i vogli tre vjeç.

Kaq elegante, e lirshme dhe pranë fëmijëve dhe familjes së saj, me siguri Ivanka ka rigjetur vendin në zemrat e amerikanëve, që, që kur i ati është bërë President, kanë nisur ta kritikojnë për çdo hap.

Ndoshta sepse në këto foto arrijmë të shohim që dhe ajo është një nënë si gjithë të tjerat, që pëlqen të luajë me fëmijët e saj, të qëndrojë pranë familjes dhe një grua që, sado të rëndësishme të jenë takimet ku shkon me këpucë me taka, asgjë nuk i shijon si ulja mbi bar me fustanin e lehtë veror./Revistaclass.al/.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image