Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi

Bota June 22, 2017 - 15:42

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, kanë thënë se me shumë gjasë lideri i Shtetit Islamik – ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë një aksioni nga ajri.

Ata kanë thënë se Forcat Ajrore të Rusisë e kanë ndërmarr këtë aksion gjatë muajit maj, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.

“Është shumë e mundshme që lideri i Shtetit Islamik, al-Baghdadi është eliminuar  gjatë luftimeve nga ajri nga forcat ruse në ofensivën e kryer në afërsi të Raqqa”, thuhet në njoftimin  e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.