Beteja për Mosulin: ISIS hedh në erë Xhaminë e Madhe

Bota June 21, 2017 - 22:08

I ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) ka hedhur në erë Xhaminë e madhe të Al-Nurit në Mosul, thonë forcat irakiane.

Megjithatë, IS pretendon se avionët amerikanë shkatërruan Xhaminë, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve “Amaq”, shkruan BBC, transmeton “Zeri.info”.

Mëngjesin e së mërkurës, komandanti i forcave irakiane i tha BBC se ata ishin 15 metra larg Xhamisë, pasi ata nxitën përpara një ofensivë për të rimarrë Mosulin.

OKB thotë se IS mund të mbajë më shumë se 100,000 njerëz atje si mburoja njerëzore.

Xhamia, së bashku me minaret e saj, ishte një nga ndërtesat më të famshme në qytetin e vjetër të Mosulit.

Ishte vendi ku Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi Isil, deklaroi krijimin e të ashtuquajturit kalifat në një fjalim në verën e vitit 2014.