Rrëfimi rrëqethës i vajzës, të cilën që nga lindja prindërit e mbajtën të lidhur dhe mbyllur në dhomë (Video)

Bota June 19, 2017 - 19:34

Edhe pse tingëllon si një mit, ka shumë shembuj që fëmijët janë rritur nga kafshët ose thjesht janë rritur në izolim total, ku të afërmit e tyre ua kanë mohuar të drejtën të kenë kontakt me këdo.

Raste të ngjashme kanë ndodhur ndër vite nga Viktori, djaloshi që ishte gjetur lakuriq dhe i papastër në një hapësire malore në Francë në vitin 1800, e deri tek Oksana Malaja nga Ukraina e cila ishte rritur nga qentë dhe ecte në këmbë e duar, dhe hante mish të kafshëve tjera sikurse qentë, transmeton Telegrafi.

Por një prej rasteve më të dhimbshme që ka bërë “bujë” nëpër botë, është rasti që ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky rast u ka shërbyer hulumtuesve si dëshmi e rëndësishme se si kemi nevojë për fjalë të mira, përqafim, dashuri dhe kujdes… Vajza e cila kishte fituar nofkën Genie ka lindur më 18 prill të viti 1957, dhe pasi ishte sjellë në jetë kjo vogëlushe e pafat ishte viktimë e abuzimit dhe izolimit social.

Në rrethanat në të cilat është rritur janë aq të frikshme, sa që në një video të regjistruar ka rrëqethur edhe psikologët me sjelljet.

Pasi mbushi 20-muaj, babai i saj kishte vendosur ta izoloj nga shoqëria, dhe kështu derisa mbushi 13 vjet e shtatë muaj e ka mbajtur të mbyllur në dhomë pa asnjë kontakt.

95 për qind të kohës sa ishte e zgjuar e ka kaluar e lidhur në shtratin për fëmijë, dhe për këtë këmbët dhe duart i ishin bërë pothuajse të palëvizshme.

Asaj i është mohuar edhe kontakti fizik, dhe ndoshta kjo ka ndikuar që ajo të ketë probleme me kequshqyerje në mungesë të këshillave prindërore.

Për shkak të izolimit dhe mungesës së kontaktit me të tjerët, ajo gjithashtu kishte vështirësi në të folur. Ndërkaq keqtrajtimi e kishte bërë atë më të egër sa që i kishte hapur shumë punë edhe Shërbimeve Sociale të Los Angelesit në dhjetor të vitit 1970.

Por para se ta merrnin në dorë rastin Shërbimet Sociale, prindërit e saj kishin pasur një grindje, ku nëna e saj kishte kërcënuar babanë e saj se do ta braktis.

Dhe pas disa muajve ajo dhe nëna e saj vendosën ta braktisin dhe të jetojnë me gjyshin dhe gjyshen e Genie.

Pas tri javëve jetë me gjyshin e gjyshen, nëna e saj kishte vendosur ta parashtroj kërkesën për pensionim dhe ta fitoj statusin e invalidit për shkak të shikimit të dobët, por ajo pa dashje ishte futur në një zyre tjetër – atë të Shërbimeve sociale.

Por, ata mbetën të shokuar kur e panë se në çfarë gjendje ishte vajza e saj dhe menjëherë i telefonuan autoambulancës.

Atë e dërguan me urgjencë në spitalin për fëmijë ku edhe u konstatua se vajza është keqtrajtuar, kurse rastin e saj e kishte marrë përsipër psikologu David Rigler.

Por ajo u lirua nga spitali në korrik të viti 1971, dhe pasi mbushi 18-vjet, Genie u rikthye që të jetoj me nënën e saj, e cila sërish e izoloi duke e mbyllur në dhomë, pasi nuk mund të kujdesej siç duhet për shkak të problemeve që i kishte në të pamurit.

Ndërkaq në fillim të vitit 1978, nëna e saj ua ndaloi pa kurrfarë arsyetimi të gjithë hulumtuesve që të kryejnë testet mbi bijën e saj dhe prej atëherë shumë pak dihet për fatin e saj.

ABC News raporton se që nga viti 2008 ajo jeton në Kaliforni në një qendër, ku vazhdon të mos flasë me askënd.