May: Sulmi në xhami i neveritshëm

Bota June 19, 2017 - 14:42

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se sulmi terrorist pranë një xhamie në veri të Londrës është "po aq i neveritshëm" sa sulmet e fundit në Britaninë e Madhe.

Ajo njoftoi rishikimin e strategjisë kundër terrorizmit për t'u siguruar që policia të marrë masat e nevojshme për të mposhtur terrorizmin.

"Siç e thashë edhe para dy javësh Britania ka shumë tolerancë ndaj ekstremizmit, qoftë terrorizëm, qoftë islamofobi", tha May.

Një person ka vdekur dhe 10 u plagosën kur një fugon u fut me shpejtësi mes këmbësorëve pranë një xhamie, në orët e hershme të së hënës.