Shtangen liderat në samitin e NATO -s, çfarë bëri kryeministri që i çuditi të gjithë

Bota May 27, 2017 - 21:32

Një detaj në veshjen e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau ka tërhequr vëmendjen e liderave botërorë në samitin e NATO-së që u mbajt ditën e djeshme.

Ai kishte veshur çorapet me ngjyre rozë me logo të NATO-së mbi të. Kjo ka bërë që jo vetëm gazetarët por edhe kryeministrat e tjerë botërorë të kishin vëmendjen e tij. Me shumë diplomaci ai u ka treguar të gjithëve çorapet që i kishte bërë enkas për samitin. Kjo është një gjetje e veçantë e kryeministrit kanadez për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ai këtë gjë e kishte bërë edhe në takimin me kryeministrin e Irlandës Enda Kenny, ku kishte veshur çorapet me dizajnë të ‘Star Wars-it’

Duket se çdo veprim i Trudeau do të pëlqehet nga njerëzit anekënd botës pasi qe ai me çorapet e tij interesante është bërë top trend në twitter.