'Dhëndri i Trump kishte lidhje me Rusinë'

Bota May 27, 2017 - 08:19

Dhëndri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jared Kushner, i kishte bërë një propozim ambasadorit rus për të ngritur një linjë të fshehtë me Kremlinin, shkruan Uashington Post.

Kushner, atëherë dhe tani një këshilltar i Trump, shkoi aq larg sa të sugjeronte përdorimin e strukturave diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur një kanal të tillë nga monitorimi, tha Post, duke cituar zyrtarët amerikanë të informuar mbi raportet e inteligjencës, transmeton portali arbresh.info

Gazeta shton se propozimi u bë me 1 ose 2 dhjetor në Trump Toëer në Nju Jork.

Besohet që në takim ka qenë edhe Michael Flynn, i cili në fillim të administratës Trump ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtarë.

Megjithatë, Uashington Post nuk jep detaje mbi propozimet e Kushnerit.

Detajet e raportit janë shfaqur në kohën kur janë ngritur shumë pyetje rreth marrëdhënieve të ekipit të Trump me rusët, të cilët sipas agjencisë së inteligjencës amerikane kanë ndikuar në zgjedhjet e fundit në SHBA.

Ambasadori rus Sergei Kislyak u befasua nga ideja e Kushner për kanalin sekret dhe e çoi atë në Kremlin, shton Uashington Post.

Jared Kushner është i vetmi person i Shtëpisë së Bardhë që dihet së është nën hetime.