Egjipti kundërpërgjigjet duke sulmuar një kamp terrorist

Bota May 27, 2017 - 08:11

Forcat egjiptiane kanë sulmuar një “kamp trajnimi për terroristë”, në lidhje me sulmin që ndodhi gjatë ditës ndaj të krishterëve koptikë në Egjipt, shkruan BBC.

Mediat shtetërore kanë raportuar për gjashtë sulme në qytetin Derna në afërsi të Libisë.

Më herët gjatë ditës disa persona të armatosur kanë sulmuar një autobus duke lënë të vdekur 28 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë.

LEXO EDHE: Vriten 26 të krishterë në Egjipt

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi ka thënë që nuk do të hezitoj të sulmoj kampet terroriste gjithandej.