Parlamenti turk paraqet raportin e hetimit mbi grusht-shtetin e dështuar

Bota May 26, 2017 - 17:04

Një komision parlamentar turk i ngarkuar për të hetuar mbi grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut publikoi të premten raportin e tij, duke fajësuar siç pritej rrjetet guleniste, por duke vënë gjithashtu në dukje mosfunksionimin e shërbimeve sekrete.

Raporti pasqyroi në mënyrë të qartë dhe me vërtetësi se lëvizja e drejtuar nga predikuesi islamik Fethullah Gülen, i përcaktuar nga Ankaraja me akronimin FETO, fshihej pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Vihet në dukje se FETO, nën të ashtuquajturën udhëheqjen e Fethullah Gülen vendosi të vërë në zbatim tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut”, tha Resat Petek, drejtuesi i komisionit hetimor.

Raporti shënjestron gjithashtu një mangësi në fushën e shërbimeve sekrete që pengoi shërbimet e sipërpërmendura të ishin të informuar më parë në lidhje me përgatitjet në planin e grushtit të shtetit.