Plagoset ish-kryeministri grek

Bota May 25, 2017 - 18:27

Ish-kryeministri grek Lucas Papademos u plagos nga shpërthimi në makinën e tij në Athinë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në Athinë ka ndodhur një shpërthim i një makine për të cilën bëhet e ditur se kjo makine i takonte ish-kryeministri grek Lucas Papademos.

Si pasojë e shpërthimit, është plagosur ish-kryeministri i Greqisë, ndërsa për gjendjen e tij shëndetësore nuk dihet ende.