Trump mbërrin në selinë e NATO-s, diskutime mbi sigurinë e terrorizmin

Bota May 25, 2017 - 17:08

residenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku sot do të mbahet një takim i udhëheqësve të vendeve të aleancës veri-atlantike.

Gjatë këtij takimi shefi i Shtëpisë së Bardhë do të diskutojë me krerët e vendeve të NATO-s mbi sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Ky do të jetë takimi i parë i shumë prej udhëheqësve europianë me presidentin amerikan Donald Trump, i cili gjatë fushatës e pati quajtur NATO-n një Aleancë “të vjetruar”, ngaqë nuk i është kundërvënë me efikasitet terrorizmit./shekulli/