Kamerat e sigurisë filmojnë terroristin e Mançesterit duke blerë çantë për të fshehur bombën (Foto&Video)

Bota May 25, 2017 - 10:45

Kamerat e sigurisë kanë filmuar sulmuesin e Mançesterit, Salman Abedi, duke blerë një çantë shpine për të futur bombën e përgatitur për sulmin terrorist.

Në fotografitë e postuara shihet terroristi në qendrën tregtare Arndale duke bërë shoping, vetëm tri ditë para se të ndodhte sulmi në “Manchester Arena”, transmeton Telegrafi.Image

Në sulmin e përgjakshëm kanë mbetur të vrarë 22 persona dhe më shumë 119 janë plagosur, derisa po ndiqnin nga afër koncertin e pop këngëtares Ariana Grande.Image

Çanta në fotografi është shumë e ngjashme me atë që e kishte përdorur për të fshehur bombën, gjë që ka nxitur dyshime se ai kishte shkuar në qendrën Arndale për ta blerë çantën për sulmin e planifikuar në detaje.