Arrestohet edhe babai i sulmuesit të Manchesterit

Bota May 24, 2017 - 20:14

Babai i sulmuesit të Manchesterit, Ramadan Abedi është arrestuar së fundi në kryeqytetin e Libisë.

Veç babait pak më parë autoritetet britanike kanë konfirmuar dhe arrestimin e të vëllait, për të cilët dyshohen se kanë lidhje me shpërthimin e fundit që ndodhi në koncertin e pop-këngëtares Ariana Grande, që për pasojë u vranë 22 persona.