Flet babai i terroristit të Manchesterit: Djali im është i pafajshëm

Bota May 24, 2017 - 17:15

Babai i të dyshuarit që hodhi veten në erë në Manchester Arena në Manchester të Britanisë së Madhe, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm.

Babai i sulmuesit i identifikuar si Salman Abedi, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm. Policia ka konfirmuar se kanë arrestuar edhe vëllain e sulmuesit, transmeton Gazeta Express.

Ramadan Abesi, i cili momentalisht gjendet në Tripoli, ka thënë për AP’në se beson se djali i tij është i pafajshëm.

Ai ka thënë se Salman e ka vizituar Libinë para një muaji e gjysmë, derisa ka thënë se policia ia ka arrestuar edhe djalin tjetër Ismailin.

Abedi ka hedhur veten në erë në “Manchester Arena” aty ku po mbahej koncerti i këngëtares së muzikës pop, Ariana Grande.

Nga ky sulm, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi terrorist ISIS, u vranë të paktën 22 persona dhe u plagosën 64 të tjerë – 20 prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.