Mbyten 20 refugjatë në Mesdhe

Bota May 24, 2017 - 16:05
Së paku 20 migrantë, disa nga ta fëmijë, janë mbytur pasi kanë rënë në detin afër bregut të Libisë. shkruan BBC.

Barka e mbipopulluar po bartte afro 500 migrantë në një operacion shpëtimi, thonë raportet.

“Ka një situatë kritike…mbi 200 persona ranë në ujë”, tha një roje bregdetare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Rruga qendrore Mesdhetare për migrim ilegal në Evropë është aktualisht më e nxina.