Detaje: Kamikazi në Manchester vdiq pasi aktivizoi bombën (VIDEO)

Bota May 23, 2017 - 11:28

Kamikazi i cili shpërtheu bombën në "Manchester Arena", ka vdekur menjëherë sapo aktivizoi bombën, ka thënë Ian Hopkins, shefi i policisë.

Zyrtari i lartë ka shtuar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personi ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë.

Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 22 të vdekur, ndërsa mbi 50 të tjerë janë të plagosur. 

Situata është ende kaotike, pasi mes të plagosurve që u dërguan në spital, shumë prej tyre kanë marrë plagë të mëdha. 

Kutjojmë se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande, përcjell "Voa".