Vjen reagimi i Donald Trumpit pas sulmit në Manchester

Bota May 23, 2017 - 10:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është solidarizuar me Britaninë e Madhe, pas sulmit të dyshuar terrorist në Manchester, ku u vranë 22 persona dhe u plagosen 59 të tjerë.

Trump e ka dënuar sulmin, i cili ndodhi mbrëmë gjatë një konceri të pop yllit amerikan, Ariana Grande, transmeton Express.

“Ne solidarizohemi absolutisht me popullin e Britanisë së Madhe,” ka thënë Trump.

Ai ka thënë se humbësit dhe të këqijtë janë përgjegjes për këtë sulm.

Policia në Britani ka thënë se beson se sulmi është kryer nga një kamikaz. Por, natyra e sulmit do të jetë shqetësim i vërtetë për shërbimet e sigurisë në Britani, raportojnë mediat lokale.

Trump momentalisht është në vizitë në Lindje të Mesme, përkatësisht në Izrael.