Pamje horrori nga shpërthimi në Manchester Arena (Foto+Video)

Bota May 23, 2017 - 10:24

Pas sulmit terrorist në Manchester Arena ku si pasojë mbetën të vrarë 22 persona dhe mbi 59 të plagosur, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë pamjet e para pas shpërthimit të fuqishëm.

Pas përfundimit të pop këngëtares Ariana Grande është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, pas të cilit ka mbizotëruar paniku në Manchester Arena.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se personi që ka aktivizuar bombën artizanale ka vdekur në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/