Shpërthimi në Manchester, rrëfen dëshmitarja: Vrapuam mbi të plagosurit për të shpëtuar

Bota May 23, 2017 - 08:44

Një 20 vjeçare britanike ka rrëfyer tmerrin e sulmit me bombë në një koncert të Ariana Grande në Manchester.

Bilanci tragjik ka arritur në 22 viktima dhe 59 të plagosur, shkruam “Daily Mail”.

Erin McDougle, nga Neëcastle tregoi se ajo dhe një mik filluan të vraponte si e ‘cmendur’ pasi dëgjuan shpërthimin masiv.

McDougle tha se njerëzit filluan të bërtitnin me zë të lartë.

“Unë dhe miku vrapuam për nga një tjetër dalje”- tregoi e reja-  Të gjithë po vraponim duke kaluar sipër të plagosurve”.

Një bombardues kamikaz  ka hedhur veten në erë mbrëmjen e të hënës, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra të rinj