Policia turke arreston dy mësues që ishin në grevë urie

Bota May 22, 2017 - 14:07

Policia turke ka arrestuar dy mësues të cilët kishin hyrë në grevë urie për të kundërshtuar shkarkimin e tyre, gjatë spastrimit shtetëror.

Nuriye Gulmen dhe Semih Ozakca raportuan për arrestimin e tyre gjatë natës në twitter.

Ata janë në mesin e më shumë se 100,000 nëpunësve publikë të shkarkuar pas grushtit ushtarak të shtetit në korrik të vitit 2016.

“Policia e degës politike po përpiqet të hyjë në shtëpi, tani po thyejnë derën,” shkroi Nuriye Gulmen, raporton BBC.

Gjyqi për 221 të dyshuar kryesorë të grushtit të shtetit, kryesisht ushtarak, është hapur në Ankara.

Gulmen dhe Ozakca kanë qenë në grevë urie për 75 ditë. Avokati i tyre tha se pavarësisht nga bastisja e policisë të dielën ata të dy u zotuan se “kurrë nuk do të heqin dorë”.