Emri i kryeministrit të Serbisë dihet pas zgjedhjeve në Kosovë

Bota May 22, 2017 - 10:58

Emri i kryeministrit të ri të Serbisë do të dihet më 12 qershor 2017, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Mediet e Serbisë shkruajnë se kandidatët më serioz për kryeministër të Serbisë janë: Ivica Daçiq, shef i diplomacisë serbe dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit, ministrja e administratës publike, Ana Brnabiq, si dhe ministri i financave, Dushan Vujoviq, transmeton portali Zeri.info.

Përndryshe, Serbia gjatë javëve të ardhshme duhet ta caktoj kryeministrin e ri, pasi që kryeministri në detyrë, Aleksandër Vuçiq, muajin e kaluar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Serbi. /Zeri/