McCain kërkon largimin e ambasadorit turk në SHBA

Bota May 18, 2017 - 16:15

Senatori amerikan, John McCain, një nga senatorët më me zë, ka kërkuar largimin e ambasadorit turk në SHBA, pas dhunës që rojat turke të ambasadës rrahën brutalisht disa protestues në Uashington, të cilët kishin ngritur zërin kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, njofton Klan Kosova.

“Duhet ta flakim tutje atë ambasador sa më parë nga SHBA-të. Kjo që ka ndodhur s’mund të kalojë pa përgjigje”, pohoi McCain, për MSNBC.