Arrestohen 4 të rinj, dyshohen për përgatitjen e akteve terroriste

Bota May 18, 2017 - 12:59

Katër të rinj janë arrestuar në Londër, me dyshimin për komplotimin e akteve terroriste në Mbretërinë e Bashkuar.

Arrestimet erdhën si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm nga Policia Metropolitane dhe Agjencia e Inteligjencës britanike MI5.

Të rinjtë e moshës 18 deri në 27 vjeç, u arrestuan në shtëpitë e tyre në lindje të Londrës të mërkurën, me dyshime për “ përgatitjen dhe nxitjen e akteve të terrorizmit", tha në një deklaratë policia metropolitane.

Identitetet e tyre  nuk janë zbuluar. Katër të dyshuarit po mbahen në paraburgim në një stacion policor në jug të Londrës.