Tsipras telefonon Merkelin për borxhin grek

Bota May 17, 2017 - 23:23

Kryministri grek, Alexis Tsipras, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel për situatën e borxhit të Greqisë, një ditë para një votimi të rëndësishëm në parlamentin grek mbi një paketë të re masash shtrënguese.

Greqia ka kërkuar një shpëtim afatgjatë për të mbijetuar financiarisht pasi borxhi i saj ka arritur në 315 miliardë euro ose 179 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në kthim, Greqia duhet të miratojë një seri masash shtrënguese.

Paketa e fundit do të votohet në Parlament të enjten dhe pritet t’i kursejë shtetit 4,9 miliardë euro duke sjellë shkurtime të pensioneve, rritje të taksave dhe masa të tjera, përcjell Atsh.