Pamje shokuese nga përleshja e truprojave të Erdoganit me protestuesit kurdë (Video,+18)

Bota May 17, 2017 - 12:59

Pamjet e tmerrshme të publikuara tregojnë momentin e përleshjes së dhunshme ndërmjet protestuesve kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe truprojave të tij dhe mbështetësve të tij në Washington.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga kjo përleshje janë lënduar nëntë persona, e cila kishte ndodhur jashtë objektit të rezidencës së ambasadorit turk.

Në pamjet e tmerrshme, përcjell Telegrafi, protestuesit shihen duke u qëlluar duke u rrëzuar për tokë – duke u goditur disa herë në kohë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dy burra të moshuar, që besohet të jenë protestues, me gjakderdhje nga koka – veshjet e tyre të mbuluara me gjak.

Përleshja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Recep Tayip Erdogan u takua me Presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. 

Image