Ç’po ndodh me Evropën? Liderët e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Britanisë pa asnjë fëmijë

Bota May 17, 2017 - 09:36

Me zgjedhjen e Emmanuel Macron si presidenti ri i Francës të dielën e kaluar, arriti në katër numri i  liderëve të vendeve kryesore që nuk kanë fëmijë, raporton "Syri.net"

As liderja gjermane, Angela Merkel, ajo e Britanisë, Theresa May, lideri italian, Paolo Gentolini, apo presidenti i sapo zgjedhur francez, nuk kanë fëmijë.

Lista e fuqive evropiane qe qeverisen nga liderë pa fëmijë vazhdon edhe me Suedinë e Stefan Löfven dhe Holandën, ku as lideri Mark Rutte, nuk është bërë ende baba.

Kjo ka bërë që shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, gazetarët dhe politikanët, të aludojnë se Emmanuel Macron, Merkel dhe May nuk janë të interesuar për të ardhmen e kombeve të tyre sepse ata nuk kanë fëmijë te tyret.