Gazetari që u vra, shkruante për trafikun e drogës

Bota May 16, 2017 - 12:02

Gazetari meksikan Javier Valdez, i njohur për mbulimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me tregtinë e drogës, është qëlluar për vdekje.

Sulmuesit e paidentifikuar hapën zjarr ndaj tij të hënën në qytetin Culiacan në shtetin verilindor të Sinaloa, ku jetonte dhe punonte, raporton BBC.

Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në vitin 2011 për punën e tij.

Ai është një nga disa gazetarë të cilët janë vrarë këtë vit në Meksikë.