Turqi: Autoritetet japin urdhër për arrestimin e 85 pjesëtarëve të stafit ministror

Bota May 16, 2017 - 11:49

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 85 pjesëtarëve të stafit të Ministrisë së Edukimit dhe Energjisë në kuadër të një hetimi ndaj rrjetit të klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e tentim puçit të korrikut të vitit të kaluar, raporton transmetuesi CNN Turk.

Rreth 50 mijë persona janë arrestuar formalisht në kuadër të çështjeve gjyqësore ndaj përkrahësve të Gulenit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sot takohet me homologun e vet amerikan, Donald Trump, në Uashington, ka kohë që i kërkon SHBA-së ta pranojë kërkesën e tij për ekstradimin e Gulenit, transmeton Express.

Nuk janë publikuar detaje rreth urdhër arresteve të fundit ende, të cilat u lëshuan pasi që dje u burgos redaktori i gazetës opozitare “Cumhuriyet”, i cili akuzohet për shpërndarje të propagandës terroriste.

Arrestimet masive janë përkrahur fillimisht nga shumë turq pas puçit të dështuar të korrikut, në të cilin trupat mashtruese komanduan aeroplanët luftarakë për ta bombarduar Parlamentin dhe përdoren tanke për t’i vrarë 240 persona.

Por, kritikat janë shpeshtuar me rritjen e numrit të arrestimeve, kryesisht të shërbyesve civilë, me të afërmit e shumë prej të arrestuarve apo shkarkuarve nga puna që e kanë mohuar përfshirjen e tyre në puç, të cilët i kanë quajtur atë viktima të spastrimit.

Në total 150 mijë persona, kryesisht shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë suspenduar apo përjashtuar pas tentim puçit.