Kuvendi voton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Bota April 28, 2017 - 16:52

Parlamenti malazez sot në mënyrë unanime, me 46 vota, miratoi projekt-ligj mbi ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili siguron kushtet për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Përveç nga koalicioni qeverisës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i mbështetur nga deputetët e Partisë Social Demokratike (SDP), të cilat janë e vetmja nga partitë opozitare, që mori pjesë në seancën parlamentare në Cetinjë, raporton RTCG, përcjellë Klan Kosova.