Të shtëna me armë në një spital në Berlin

Bota April 27, 2017 - 18:04

Policia gjermane është alarmuar pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Kreuzbergut në Berlin.

Mediat lokale raportojnë se i dyshuari sulmoi një oficer, para se policia të hapte zjarr.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Nuk ka shumë informacion rreth kësaj ngjarje.