Ban Ki-moon: Bota po shkon drejt asgjësimit atomik

Bota April 26, 2017 - 23:08

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron se bota po i afrohet gjithmonë e më shumë asgjësimit atomik,
Gjatë fjalimit të mbajtur në “Harvard Kennedy School” në Massachusetts, Ban u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ruajë presionin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut për të ndaluar avancimin e saj nuklear dhe kërcënimet me raketa.

“Bota po lëviz përherë e më shumë drejt anihilimit bërthamor. Kjo është vërtet e frikshme. Situata në gadishullin korean është alarmuese. Kurrë më parë, që prej luftës koreane, tensionet në rajon nuk kanë qenë kaq të larta”, tha Ban Ki-moon, ish-shef i OKB-së.

Ban i është referuar Veriut komunist si një vend që i shkel rregullat më shumë se kushdo tjetër. “Nuk ka të dytë si ai, në historinë e Kombeve të Bashkuara”, tha Ban.